ITALI

Interi ka marrë fitoren e parë për muajin tetor. Pas dy barazimesh dhe një humbje në Seria A dhe Champions League, zikaltërit janë rikthyer tek rezultatet pozitive.

Në transfertën e Xhenoas, të besuarit e Conte-s morën një fitore modeste 0-2 falë golave në pjesën e dytë të Lukakut dhe D’Ambrosios.

Po ashtu Inter ka kapur vendin e tretë në renditjen e kampionatit, teksa janë vetëm 2 pikë larg Milanit kryesues që ka një ndeshje më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb