Ambasadori amerikan Richard Grenell siguron se marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar nga palët në prani të Trump më 4 shtator në Uashington është duke u zbatuar.
Reagimi i Grenell ka marrë shkas nga një takim i disa ditëve më parë të një delegacioni amerikan të Departamentit të Energjisë me liderat e biznesit për të diskutuar me rëndësinë e diversifikimit të pasurive dhe burimeve energjitike të Kosovës.

Sipas Grenellit, administrata e Trump merr dhe do të ndërmarrë veprime të shpejta.

”Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta.”- shkruan Grenell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb