Peshqit, përmbajnë lëndë ushqyese jetësore përfshirë acidin yndyror Omega-3 (DHA dhe EPA), proteina, vitamina dhe minerale si hekuri.
Këto lëndë ushqyese janë thelbësore, veçanërisht për nënat shtatzëna dhe fëmijët, pasi ato nxisin zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, foshnjeve dhe ndikojnë në zhvillimin gjatë fëmirisë shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Tuna është e pasur me Omega 3 dhe lëndë ushqyese se shumica e peshqve, por shumë ekspertë të shëndetit rekomandojnë që gratë shtatzëna të shmangin tonin e konservuar për shkak të një problemi – merkuri.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Por, ekziston një ton i ri i konservuar i quajtur ‘Safe Catch Elite’ që është krijuar për gratë shtatzëna dhe fëmijët.
Safe Catch Elite është e vetmi ton i konservuar në treg që plotëson kriteret e për konsumim të nivelit ‘merkur i ulët’ për gratë shtatzëna dhe fëmijët. /Gazeta Shneta/