VIDEO/ Momenti kur Khabib i emocionuar pensionohet: Elhamdulilah, nuk luftoj pa babanë tim

VIDEO/ Momenti kur Khabib i emocionuar pensionohet: Elhamdulilah, nuk luftoj pa babanë tim

Khabib sonte shokoi botën pas triumfit kundër Gaethje, duke thënë se po pensionohet nga UFC.

Ai mposhti rivalin në rundin e dytë me një superkapje, duke mos i lënë asnjë gjasë që të lirohej, shkruan Periskopi.

Pas luftës, Khabib tha se po pensionohet për shkak të babait, i cili ka vdekur, dhe se nuk mund të vazhdonte më pa të pasi edhe i kishte premtuar nënës së tij se ky ishte meci i tij i fundit.

”Sonte dua të them se ishte meci i fundit nuk do të kthehem më këtu pa babain tim. Pas asaj që ndodhi me babain tim, fola me nënën time dhe i premtova asaj se do të jetë lufta ime e fundit, kështu që do ta mbaj fjalën,” tha Khabib.

Shikoni më poshtë videon emocionuese. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: