“Djali i drejtorit socialist në Berat dhunoi Sarën”, Berisha publikon letrën e të resë: Tonasi më kërcënon çdo ditë, shteti po e mbron

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publik rastin e dhunës ndaj Sara Zotos, e cila ka denoncuar djalin e drejtorit socialist të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo).

Në mesazhin që e reja i ka shkruar Berishës, thotë se policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë për dhunën që është ushtruar ndaj saj dhe se ka dhënë deklaratë të rreme për të mbyllur çëhshtjen.

Ajo pretendon se prokurori ka mbyllur çështjen me një deklaratë të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që ajo ka.

Më tej e reja thotë se ka prova për dhunën që djali i drejtorit socialist ka ushtruar ndaj saj.

“Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time përpara shtëpis time me shumë djem të tjerë”, shkruan e reja.

Më poshtë postimi i Berishës;

Përshëndetje zoti Sali Berisha!
Kërkoj ndjes për shqetësimin, unë jam Sara Zoto jam vajza që kam publikuar tek Joq inçizimin që më ka dhunuar djali i drejtorit të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo) partiakët e partis socialiste.
Policia dhe tek Joq ka dhënë një deklarat të rreme duke thënë se unë dhe nëna ime kemi bërë kallëzim në datën 03.07.2023, ndërkoh që ne kemi shkuar që në moment dhe kemi bërë kallëzimin në datën 01.07.2023, gjë që është e vërtetuar në deklaratën time dhe në raportin mjekësor.

Ka thënë që unë pretendoj se më ka rrahur ndërkohë që është e faktuar që Tonasi më ka rrahur, si mund të korruptohet kaq shumë policia, prokurori ka mbyllur çështjen me një deklarat të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që unë kam.
Prokurori Eni Çulli nuk ka bërë asnjë ballafaqim mes të dyja palëve për të parë provat, por unë kam bërë dy kërkesa për të takuar prokuror Eni Çulli dhe ai refuzoi që të më takonte. Në këtë mënyr ai mbylli çështjen. Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time përpara shtëpis time me shumë djem të tjerë, kemi njoftuar policin për këto dhe policia na thot:
Ëmë se nuk ju bën gjë ai ju.
Më falni si mund të jet i gjith ky korrupsjon ka hapur.
Çështjen ja kam dërguar edhe z.Edi Rama në facebook, instagram, ëhatsapp, në mesazh dhe nuk më kthen përgjigje.
Ju faleminderit!

/albeu.com.