VIDEO/ Momenti kur Khabib lë pa ndjenja kundërshtarin dhe njofton mbylljen e karrierës: I premtova nënës që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:42

VIDEO/ Momenti kur Khabib lë pa ndjenja kundërshtarin dhe njofton mbylljen e karrierës: I premtova nënës që…

Khabib Nurmagomedov ka marrë një triumf të rëndësishëm në UFC, teksa ka mposhtur që në raundin e dytë amerikanin Justin Gaethje.khabibiii

 

Megjithatë pas triumfit, luftëtari rus, i cili në 29 ndeshje të zhvilluara, ka marrë po kaq fitore, i ka surprizuar të gjithëve deklaratën e tij. Khabib u shpreh se ai i kishte premtuar nënës së tij që nuk do ndeshej më dhe kjo ishte ndeshja e fundit në UFC.

Pas ndeshjes, Khabib u shpreh se kjo ishte një fitore për babain e tij, i cili u nda nga jeta për shkak të Koronavirusit. “Faleminderit Zotit ai është më i madhi, kjo fitore ishte për babain tim, për skuadrën dhe për të gjithë ata që kanë përkrahur në këtë kohë të vështirë.

Ishte hera e parë qe luftoja pa babain tim. Unë meritoj qe te jem kampion absolut dhe tashmë kam fituar çdo gjë. Unë do të pensionohem në këtë moment nga UFC, i kam premtuar nënës time që nuk do të ndeshem më”, u shpreh Khabib.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"