Sipas Capital T nga vajzat e showbiz-it shqiptar më “BISHA” është Luana Vjollca!

25/10/2020 00:48

Capital T ishte i ftuari i moderatores dhe autores Luana Vjollca në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN”.

Së fundmi artisti ka publikuar albumin e tij të fundit të titulluar “Skulpturë”. Kështu u titullua edhe intervista për Kapon, e cila në përmbajtje kishte pyetje lidhur me titujt e këngëve të këtij albumi.

Një nga këngët e “Skulpturë” është edhe bashkëpunimi me artistin Vig Poppa me titull “Bisha” dhe pyetja që iu drejtua Capitalit për këtë këngë ishte: “Cila nga vajzat e showbiz-it mendon se është ‘BISHA’?”

“Luana Vjollca!”, ishte përgjigjia e tij e prerë dhe e vendosur duke u drejtuar nga moderatorja dhe autorja e emisionit për ta komplimentuar.

Top Channel