Atletico Madridi bën detyrën përballë Betis Sevillas në “Wanda Metropolitano”, fiton 2-0 dhe ngjitet në vendin e dytë të La Ligas, me 2 pikë më pak se Reali, që fitoi “El Clasicon” ndaj Barcelonës.

Pjesa e parë, edhe pse rastet nuk munguan (rrezikuan Willian Carvalho për Betisin dhe Luis Suarez për Atleticon) u mbyll me rrjeta të paprekura.

Atletico e zhbllokoi takimin sapo nisi pjesa e dytë me Marcos Llorenten, pas një veprimi të bukur individual. Për Atleticon u bë më e lehtë pas minutës së 74-t, me daljen e Montoyas me karton të kuq. Në kohësh shtesë, “Los Colchoneros” shënuan golin e dytë dhe të fundit me Luis Suarezin, për të cilin ishte goli i katërt në La Liga në këtë sezon.

Në takimet e tjera Osasuna mposhti 1-0 ndaj Athletic Bilbaon, ndërsa Sevilla u befasua 0-1 nga Eibari.

Top Channel