Khabib Nurmagomedov siguroi një fitore mahnitëse ndaj Justin Gaethje në duelin kryesor të UFC 25, me luftëtarin amerikan që u dorëzua në minutën e dytë të raundit të dytë. Dueli ishte deri diku u ekulibruar në raundin e parë, ndonëse dallohej epërsia e Khabib, por në të dytin doli në pah mjeshtëria e 32-vjeçarit, që pas një kapjeje të befasishme e detyroi Justin Gaethjen të dorëzohej.

Ky sukses ishte shumë i rëndësishme për Khabib, i cili u kthye në kafaz për herë të parë që kur babai i tij Abdul, gjithashtu ish-trajneri i tij, vdiq në Moskë muaj më parë i prekur nga Koronavirusi. Në fakt, nuk është vetëm kjo.

Luftëtari i Dagestanit, i prekur emocionalisht nga fitorja dhe me lot në sy, njoftoi pas duelit se kishte vendosur të tërhiqej nga MMA, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte luftërat pa patur babanë e tij në krah.

Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej pas vdekjes së babait. Në fund të UFC 25 ai deklaroi se është njeri i fjalës dhe ka vendosur të tërhiqet. Luftëtari nga Dagestani la një rekord fenomenal në MMA, me 29 fitore në 29 ndeshje, 8 prej të cilave i ka fituar me “knock-out”, ndërsa 11 me dorëzim të kundërshtarit. Vetëm 10 suksese i ka marrë me vendim të jurisë.

Top Channel