Morina “shpërthen” në kritika: Nuk është e drejtë që një skuadër të ndëshkohet më shumë e një më pak

Morina “shpërthen” në kritika: Nuk është e drejtë që një skuadër të ndëshkohet më shumë e një më pak

Sport October 25, 2020 - 20:56

Trajneri i Arbërisë së Dobrajës, Arbnor Morina e ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me nivelin e referimit në futbollin kosovar.

Skuadra nga Lipjani e ka nisur mirë edicionin aktual në Superligë, duke qenë befasia më e këndshme sivjet, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka thënë se sa i përket nivelit të referimit, ka një kritikë për gjyqtarët.

“Nuk është e drejtë të jepen kartonët për një skuadër më shumë, e për dikë jo. Por, jemi ku jemi, e njohim vendin ku jemi”, ka deklaruar Morina në “RTK”, përcjell “Zeri.info”.

“Xhirimet që i ka nxjerrë klubi së fundmi, e kemi pa që nuk kanë qenë të drejta. Por, nuk kemi reaguar, nuk e kemi bërë madhe. Pasi, përpos kësaj, e kemi problemin edhe që i luajmë të gjitha ndeshjet si mysafir”, tregoi ai.

“Ne jemi të koncentruar vetëm në punë dhe në gjëra që janë më me rëndësi”, shtoi Morina. /Zeri.info