Vritet me armë zjarri një person. Informacionet e para të policisë

Oct 26, 2020 | 7:28
SHPËRNDAJE

Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Sheq i Madh” në Fieri dhe sipas policisë viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me iniciale A.T.

policia-fier-1

Nuk dihet ende autori i këtij, krimi ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier”, sqaron policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura