Detaje të reja mësohen nga vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa Toska ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, ku është qëlluar me një plumb në kokë nga autorët.


“Fax News” ka arritur që të sigurojë dhe dëshmi të banorëve të zonës, të cilët janë shprehur se familja Toska nuk ka pasur asnjëherë probleme, dhe se kanë qenë njerëz të qetë e të respektuar.


“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke.  Dëgjova ulërima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë ma vranë”. Autorët kanë qenë pa makinë, fëmijët kanë parë lemeri. Këtë rrugë bënte gjithmonë”, shprehen banorët e zonës.


Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë.