Vdes futbollisti 17-vjeçar i Manchester Cityt, reagojnë Sterling e Laporte

Vdes futbollisti 17-vjeçar i Manchester Cityt, reagojnë Sterling e Laporte

Sport October 26, 2020 - 09:19

Klubi anglez, Manchester City ka marrë një lajm të hidhur ditën e djeshme (e diele), raporton “Zeri.info”.

Futbollisti i të rinjve të Manchester Cityt, Jeremy Wisten ka vdekur në moshën 17-vjeçare.

Të shokuar nga kjo, klubi nga Manchester ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, derisa edhe futbollistët si Sterling dhe Laporte kanë reaguar.

“Familja e Manchester City është trishtuar kur mësoi për vdekjen e ish-lojtarit të Akademisë, Jeremy Wisten. Ne u dërgojmë ngushëllimet më të thella miqve dhe familjes së tij. Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit të Cityt.

Lajmin e hidhur e ka shpërndarë edhe lojtari anglez, Sterling, derisa edhe mbrojtësi Laporte është përgjigjur.

“Lajm i tmerrshëm.. Pusho në paqe”, ka shkruar Laporte.

Shkaku i vdekjes është i panjohur në këtë fazë dhe familja e Wisten ende nuk ka lëshuar një deklaratë.

/Zeri.info