Pa Ronaldo në fushë, Juventus është një ekip normal, nuk arrin të shkoj më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Hellas Verona, i dytë radhazi pas Crotone. Në këto pesë javë kampionat, pavarësisht se Pirlo nuk ka pasur kurrë në dispozicion grupin e plotë, dukshëm ekipit të tij i mungon shkëlqimi, por dhe fati, të gjithë rivalët besojnë se mund ti marrin pikë. Kështu ndodhi edhe në këtë sfidë ku goditën dy herë shtyllën dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë lojë të Alvaro Morta.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me shifra të paprekura, Favilli befasoi Juven duke kaluar Verona në avantazh në minutën e 60-të. Pirlo hodhi menjëherë në fushë Kulusevski dhe ishte pikërisht talenti suedez ai i cili shmangu humbjen në minutën e 78-të me një aksion personal. Pas 5 javësh, Juve e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 9-të pikëve.

Një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme arriti Napoli në transfertë përballë Benevento. Në minutën e 30-të Roberto Insigne kaloi vendasit në avantazh ndërsa në pjesën e dytë ishte vëllai i tij, Lorenzo Insigne ai i cili iu përgjigj me një super gol që vendosi baraspeshën në minutën e 60-të. Shtatë minuta më pas, Petagna përmbysi shifrat duke i dhuruar Napolit një trepikësh që i vendos në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb