Analisti i futbollit kosovar, Llumnica: Paga e trajnerit të Besës është 10 mijë euro në muaj

Analisti i futbollit kosovar, Llumnica: Paga e trajnerit të Besës është 10 mijë euro në muaj

Sport October 26, 2020 - 10:19

Klubet e futbollit në Kosovë në vitet e fundit duket se nuk kanë problemet me financat, shkruan “Zeri.info”.

Besa e Pejës e cila është inkuadruar këtë vit në Superligë, është skuadra e cila kryesisht përbëhet nga futbollistë të rinj në moshë dhe objektivi i klubit është mbetja në Superligë.

Pavarësisht kësaj, Besa duket se qëndron mirë në aspektin e financave.

Krejt kjo sipas asaj që ka thënë analisti i futbollit të Kosovës, Ardian Llumnica i cili në emisionin “Sports Show” ka thënë se paga e trajnerit të klubit pejan, Jerome Klein, e prek shifrën e 10 mijë eurove në muaj.

“Sipas informacioneve të mia, trajneri i Besës ka pagë mbi 10 mijë euro”, ka thënë Llumnica.

Momentalisht Besa ndodhet në vendin e fundit me pesë pikë, aq sa ka edhe Llapi, por që llapjanët për shkak të goldallimit më të mirë janë të parafundit në tabelën e klasifikimit.

/Zeri.info