Dhoma e gjumit e mbushur me tullumbace dhe … Klaudia Pepa feston ditëlindjen dhe merr surprizën romantike, kush ia bëri?

Oct 26, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa feston sot 28-vjetorin e lindjes. Dhe pak pas mesnatës, ajo është surprizuar për ditëlindje.

Dhoma e saj e gjumit ishte zbukuruar me tullumbace ngjyrë rozë dhe të bardhë.

E emocionuar, blerina ndau surprizën e bukur me ndjekësit e saj në Instagram, por nuk zbuloi se kush është personi që ia bëri.

“Wow jam e emocionuar,”- shkroi Klaudia Pepa, në përshkrimin e pamjeve të publikuara në InstaStory.

Nuk është hera e parë që ajo surprizohet. Pak kohë më parë, balerina publikoi një foto e zhveshur brenda në vaskë dhe e rrethuar me buqeta me lule.

“Jeni kuriozë ta dini se kush e bëri këtë surprizë të bukur? Për momentin nuk do zbuloj gjë,”- shkroi Klaudia Pepa në atë kohë.

Blerina, e cila po zhvillon karrierën e saj në Itali, e ka mbajtur jetën e saj shumë private pas ndarjes nga koreografi Albi Nako.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura