LAJMI I FUNDIT:

Kur Fishta “maskohej” si sovjetik

Kur Fishta “maskohej” si sovjetik
Gjergj Fishta

Nga: Fatmira Nikolli

Qarkullon një legjendë se në vitet 1980, Petro Marko thoshte se Fishta është një elefant mbuluar me hi. I ndaluar e i mohuar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, poeti klerik, arkitekt, shkrimtar e dramaturg rizbulohet tashmë përmes kujtimesh e dromcash të fshehura. Gjergj Fishta në 149-vjetorin e lindjes, vjen përmes dëshmish e kujtimesh të atyre që ia ruajtën veprën, qoftë edhe duke e maskuar si sovjetik.


“Kjo shkruan literaturë sovjetike, një libër i tim eti, Mark Ndoja që ka qenë nxënës i Fishtës dhe në fakt është ‘Anzat e Parnasit’. Ky libër ka qarkulluar në Shqipërinë komuniste me kopertinë të letërsisë sovjetike. Ky është libër i 1937, mund të jetë kopja e parë e Lahutës me dorëshkrimin e Fishtës që babai im e kishte idhur dhe është dënuar për të. Në këtë formë qarkullonin librat në atë kohë, me kamuflazh”, thotë Leka Ndoja.

Ndoja tregoi rastin kur iu kërkua Fatos Arapit, në vitet 1960, që të trajtonte Fishtën me sens negativ. “Arapit ju mbushën sytë me lot, qante për Fishtën. Nuk pranoi dhe e hoqi nga puna, se nuk pranoi, Manush Myftiu”, tregoi Ndoja.