Kundërshtohet ideja që Isa Mustafa të jetë president

Politika

Kundërshtohet ideja që Isa Mustafa të jetë president

Nga: M.H Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:45
Isa Mustafa

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lufti Haziri ka deklaruar në lidhje me postin e presidentit.

Haziri u shpreh që Isa Mustafa duhet të bëhet Shef i Shtetit dhe se nëse i ofrohet mundësia LDK-së, të thotë një emër atëherë propozimi i parë do të jetë për Isa Mustafën.

“Nëse LDK’së i jipet vendi i Presidentit, i njihet e drejta për të propozuar, nëse më pyetni mu, cili është emri për të propozuar, unë e them Isa Mustafën”, ka thënë Haziri.

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh në një intervist që LDK nuk është duke synuar ta ketë postin e presidenti sepse aktualisht ka postin më të rëndësishëm në Shtet – Kryeministrin.

Megjithëkëtë, ai thotë se çështja e zgjedhjes së Shefit të Shtetit po diskutohet para kohës, pasi Kosova e ka një President.

Në lidhje me këtë temë, në një pronocim për “Bota sot’, analisti politik, Rexhep Shahu u shpreh që Mustafa njihet për përvojen e tij në politiken e Kosovës dhe se është emër i mirë për psotin e presidentin mirëpo që më mirë do të duhej të vinte dikush nga bota akademike.

Image
Rexhep Shahu

Sipas Shahut ka kohë të gjatë që polikanët kanë luajtur shah në vendin tonë andaj një personalitet i dijes i cili nuk blen botat do t’i duhej Kosovës dhe dikush që nuk lejon propaganden në Kosovë e as ti thurin himne Enver Hoxhes.

“Isa Mustafa është emër i nderuar në politiken e Kosovës, drejtues politik me përvojë, ish-kryeministër, është shumë i mirë për president, por unë jam kundër figurave aktuale politike që të bëhen president të Kosovës. President duhet të bëhet një njëri që vjen nga bota akademike, nga fushat e dijes dhe jo nga radhët e ushtarëve politikë të cileët kanë 20 vjetë që luajnë shah në politiken e Kosovës. President duhet të bëhet një personalitet i dijes, autoritet moral që nuk rend nëpër shtëpia e klube me ble vota. President i Kosovës duhet të bëhet një njëri që nuk lejon në Kosovë të bëhet propagandë dhe ti thurin himne Enver Hoxhes, që nuk lejon enverizmin në Kosovë as nuk lejon islamizmat ekstremiste e radikale. Ndaj duhet një figurë që nuk buron nga asnjë parti”, u shpreh Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat