Djath ‘feta’ me domate, qiqra dhe spinaq nga zonja Vjollca

26 Tetor 2020, 11:35

Djath ‘feta’ me domate, qiqra dhe spinaq

Përbërësit:

4 racione djath

pak vaj ulliri

1 thelpi hudhër

300 gr qiqra të gatuara

350 gr pure domate

200 gr spinaq të freskët

kripë dhe piper të zi  

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin e ullirit, 1 thelpi hudhër të pa zhveshur nga lëkura e lëmë deri sa cipa e tij të zverdhet. Shtojmë qiqrat e gatuara dhe I kaurdisim për 2-3 minuta në temperaturë të lartë. Shtojmë purenë e domates dhe vazhdojmë të përziejmë në temperaturë për 8 minuta. Shtojmë spinaqin e freskët dhe ulim temperaturën duke e përzjerë për pka minuta. Në fund shtojmë copat e djathit, kripë dhe piper të zi, fikim zjarrin dhe e lëmë të pushojë për 2-3 minuta. Dhe mund të shërbejmë të nxehtë, të vakët ose në temperaturë ambienti si të dëshironi.