Dikur mike/ Çfarë po ndodh mes Dafinës dhe Taynës?!

Dikur mike/ Çfarë po ndodh mes Dafinës dhe Taynës?!

11:28, 26/10/2020
A+ Aa A-

Thuhet se çdo gjë e ka një fund dhe duket se këtu nuk bën përjashtim as shoqëria mes Taynës dhe Dafinës.

Tayna dhe Dafina janë dy këngëtare mjaft të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar.

Pak kohë më parë, dyshja solli një bashkëpunim mes tyre, në këngën që u kthye në hit, ‘Bye bye’.

Por së fundmi,duket se diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, pasi dyshja nuk janë më një suport për njëra-tjetrën.

Së fundmi, ata kanë hequr  njëra –tjetrën nga rrjeti social Instagram, por jo vetëm kaq, por kanë filluar duke i bërë ‘diss’  njëra-tjetrës.

Së fundmi, Tayna ishte e ftuar në emisionin “Gjoni Black” ku bëri një 'freestyle', dhe fansat mendojnë se me këtë i bëri  ‘diss’ Dafinës, dhe ky veprim po shikohet si një pëgjigje kundrejt këngës së fundit të Dafinës ‘Zili-zili’.

Tayna thotë në freestyle: "Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat!  Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo"

Akoma nuk ka nje deklaratë të qartë dhe zyrtare nga dyshja, por duket se gjërat mes Dafinës dhe Taynës kanë ndryshuar, dhe ata nuk janë më mike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco