Spasovski: Kontrolle nëpër shtëpia do të ketë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” ka thënë se nuk do të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por se do të ketë kontrolle. Nëse ka denoncime ose zëra, policia do të mund të shkojë dhe të intervenojë tek pronari dhe të shoh nëse ka shkelje ose jo”, ka thënë Spasovski, transmeton SHENJA.

Duke folur për kontrollet e shtuara të policisë në rrugët e qytetit, Spasovski tha se MPB vazhdon me aktivitetet në pjesën e shkeljeve në komunikacion.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej. Mbi 14 mijë shkelje janë konstatuar në këtë periudhë. Aktivitetet vazhdojnë edhe në pjesën e mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse. Mesatarisht kemi 1000 të dënuar në ditë për mosmbajtje të maskës”, ka thënë Spasovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...