Tronditet Milani, Donnarumma dhe katër të tjerë me Covid-19

26 Tetor 2020
12:07
Alfred Lleshi
back button

Pandemia e koronavirusit vazhdon të “hedhë rrënjë” në kampionatin italian. Në fakt, Gigio Donnarumma dhe Jens Petter Hauge i janë shtuar listës së futbollistëve pozitivë. Dy lojtarët e Milanit rezultuan me Covid-19, pas kontrolleve të fundit. Ato janë asimptomatikë dhe tashmë do t’i nënshtrohen izolimit në shtëpi, sipas protokollit. Së bashku me ta, tre anëtarë të tjerë të ekipit rezultuan të infektuar.

Në total, me Gabbia ende pozitiv, lojtarët e padisponueshëm për shkak të koronavirusit, shkojnë në tre kuqezinj. Një situatë e ndërlikuar për t’u menaxhuar në funksion të ndeshjes së sotme kundër Romës dhe sfidave të tjera të afërta. Pa Donnarumma dhe Gabbia, Pioli do të duhet të merret me një mini-emergjencë në prapavijë.

Ja njoftimi i klubit kuqezi:
“AC Milan njofton se rezultatet e marra nga laboratori, natën e kaluar, konstatuan tampon pozitiv të Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarët e tjerë të ekipit. Të gjithë janë asimptomatikë, iu nënshtruan menjëherë izolimit në shtëpi dhe autoritetet lokale shëndetësore u informuan. Sot i gjithë ekipi u testua përsëri, sipas protokollit, dhe nuk u gjet asnjë pozitivitet i ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit