Trump në fushatë: Për marrëveshjen Kosovë – Serbi ma dhanë çmimin Nobel - Gazeta Express
string(68) "trump-ne-fushate-per-marreveshjen-kosove-serbi-ma-dhane-cmimin-nobel"

Trump në fushatë: Për marrëveshjen Kosovë – Serbi ma dhanë çmimin Nobel

Gazeta Express

26/10/2020 12:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur sërish për marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump ka thënë se për këtë marrëveshje dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme, atij ia kanë dhënë çmimin Nobel. Ai pastaj e përmirëson gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” mendon nominimin për Nobel.

Lexo Edhe:

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump gjatë fjalimit. /GazetaExpress/