TIRANË

Edhe këtë javë do t’i gëzohemi rrezeve të diellit dhe motit të kthjellët. Kështu thotë sinoptikania Adiola Bani në një lidhje ‘live’ për News24. Sipas saj, reshje të izoluara do të ketë vetëm në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do ketë mot të kthjellët.

“Përjashtuar ditën e sotme ku kemi pasur prezencë të reshjeve në territor, në disa zona rrebesh të izoluar shiu, pjesa tjetër e territorit është paraqitur me kthjellime e vranësira. Kemi aktualisht largim të vranësirave nga pjesa më e madhe e territorit, duke kthyer kthjellime dhe e marta dhe në vijim pjesa e mbetur e muajit tetor do të paraqitet me më shumë kthjellime dhe prezencë të vranësirave më të dukshme në zonat malore duke sjellë herë pas here ndonjë shi të izoluar dhe në sasi shumë të pakët thuajse të papërfillshme, ndërsa ultësira perëndimore gjatë gjithë kësaj jave do të paraqitet në kushtet e motit të kthjellët.
Po ashtu temperaturat e ajrit në mëngjes vijojnë të mbeten të freskëta në vlera tipike tetori 3-4 gradë celsius thuajse gjatë gjithë kësaj jave, ndërsa vlerat termike gjatë orëve të mesditës pritet të jenë jo më shumë se 20-21 gradë celsius. Do të jetë një javë me temperatura tipike të muajit tetor. Kryesisht mot të kthjellët”, tha Bani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb