Vetëm një pyetje kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaevit?

Maqedonia

Vetëm një pyetje kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaevit?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 tetor 2020 Në ora: 12:20
Sulejman Mehazi

I nderuar kryeministër i Maqedonisë Veriore, Zaev, të ju pyesim, i cilës parti është kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq?, i LSDM-së apo, që para disa ditëve bëri kurororëzimin e martesës në Graçanicë.

Nuk jemi kundër vendit të kurorëzimit  pasi është dëshirë personale e bashkëshortëve se në cilin vend do vënë kurorë, po jemi kundër deklaratës së tij i cili tha hapur se nuk e njeh Republikën e Kosovës, po Kosovën e njeh brenda kushtetutës së Serbisë.

Duam ta dimë i nderuar kryeministër Zaev, se, po të dilte një kryetar i komunës shqiptare në Maqedoninë Veriore e të deklaronte sikurse Bogdanoviqi juaj, se, republikën tuaj të Maqedonisë e njeh nën kushtetutën e Shqipërisë etnike çfarë do bënit ju?

Do ishin çuar të gjitha mediat maqedonase në këmbë duke kritikuar, sharë e ofenduar kryetarin e komunës shqiptare. Si është e mundur kryetari juaj i Komunës Qendër të mohojë jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe votuesit shqiptar në Komunën Qendër që kanë votuar për Sasha Bogdanoviqin.

Turp, vetëm t'ju tregojmë se sa urrejtje kanë maqedonasit e Tetovës ndaj shqiptarëve, kur prindërit maqedonas duan t'i frikësojnë fëmijët e vet të vegjël i frymëzojnë e i edukojnë me kësi fjalë:  (ikni e mos luani me shqiptarët). Ju i nderuar Zaev që në moshë të njomë i frymëzoni fëmijet tuaj me urrejtje ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat