Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit - Gazeta Express
string(61) "borxhi-ndaj-devolleve-i-bllokohen-perseri-llogarite-telekomit"

Gazeta Express

26/10/2020 12:25

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Gazeta Express

26/10/2020 12:25

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës, i janë bllokuar llogaritë, në mëngjesin e ditës së sotme, si pasojë e borxhit që ka kjo kompani ndaj asaj të Devollëve, Z-Mobile, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express-in kreu i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

Lexo Edhe:

Balaj thotë se ka biseduar për këtë temë me kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë.

Megjithatë, ai shton se nuk ka pasur asnjë sqarim nga strukturat e kompanisë.

“Janë bllokuar llogaritë e Telekomit. Me kryeministrin kam biseduar me zyrën e ministrit kam qenë në në një takim, po duhet prej Telekomit me marrë përgjigje. Sot ka ndodhë gjatë ditës do t’i bëjmë publike hapat se çka do të veprojmë”, ka thënë ai.

Sindikata e Telekomit tutje ka kërkuar që të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje.

“Duhet me dhanë përgjegjësi Bordi i jashtëligjshëm, kërkojmë sa më parë të shkarkojnë një bord që nuk i ka interesuar gjendja në Telekom dhe është duke punuar për interesa personale”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që kësaj kompanie i janë bllokuar llogaritë si pasojë e borxhit që ka ndaj Z-Mobile. /GazetaExpress/