“Vinte me tren dhe u njoh me partneren e tij”, mësuesi i gjimnazit tregon të shkuarën e Kumbullës: Kishte vullnet e s’mungonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 23:56

“Vinte me tren dhe u njoh me partneren e tij”, mësuesi i gjimnazit tregon të shkuarën e Kumbullës: Kishte vullnet e s’mungonte

Marash Kumbulla ka lënë gjithmonë një kujtim të mirë kudo që ka luajtur apo studiuar. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ish-mësuesi i gjimnazit ka zbuluar një aspekt të shqiptarit që ndoshta jo të gjithë e njohim.

kUMBULLA56

“Edukatë dhe sens i masës. Nëse më duhet të mendoj për dy aspektet që e dallonin Marashin, janë pikërisht këto. Kishte aftësinë për të ruajtur përqendrimin edhe në raste kur ndoshta shokët e tij e kishin harruar ku ndodheshin. Kam qenë mësues i tij në vitin shkollor 2017-2018 dhe nuk mbaj mend një rast të vetëm që Kumbulla të ketë munguar.

E të mendosh që vinte me tren e më pas nxitonte për të shkuar në stërvitje të cilat shpesh ishin të me ekipin e parë të Veronës. Asokohe u njoh edhe me Gretën, të dashurën e tij aktuale, por asnjë nga këto aspekte nuk e pengoi të diplomohej. Dua të shpresoj se me sukses do të kalojnë edhe testin e një qyteti e një skuadre si Roma” – sqaroi ish-profesori i Kumbullës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"