LAJMI I FUNDIT:

​KGjK hap konkurs për pozitat e lira në administratën e gjyqësorit

​KGjK hap konkurs për pozitat e lira në administratën e gjyqësorit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), autorizoi sekretariatin që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar në Ligjin për Buxhetin e vitit 2020.

Këshilli nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se është aprovuar propozimi i kryetarit të Gjykatës Supreme për emërimin, përkatësisht vazhdimin e mandatit të gjyqtarit Rasim Rasimi si anëtar/kryesues i Panelit për Lirim me Kusht, dhe gjyqtarit Beshir Islami, si anëtar rezervë, me mandat dy vjeçar.


“Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, aprovuan dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sejdi Beqiri. Këshilli, aprovoi draft vendimin për kompensimin e anëtarëve të KGjK-së. Këshilli, autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar ne Ligjin për Buxhetin e Vitit 2020. Kryesuesi Skender Çoçaj, njoftoi anëtarët e Këshillit lidhur me procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, rreth së cilit ata do pranojnë dokumentet e fundit të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim që secili të kontribuojë me analiza dhe komente, pasi që është një proces mjaft i rëndësishëm për gjyqësorin e Kosovës dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së KGjK-së”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura për shqyrtimin e gjashtë 6 rasteve disiplinore.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori