Shahpaska: Situata në kopshte është nën kontroll, nuk mendojmë për mbylljen e tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thekson se situata në kopshte është e mirë dhe nën kontroll.

Marketing

Ajo shton se nuk po mendojnë për mbylljen e tyre, përcjell TV21.

Gjegjësisht, nga fillimi i pandemisë deri në javën e kaluar, ka 26 fëmijë dhe 83 punonjës të infektuar, dhe në javën e fundit janë regjistruar edhe 9 fëmijë dhe 40 punonjës.

Aktualisht 482 fëmijë dhe 77 të rritur janë në izolim.

Të gjithë kanë pasqyrë të mirë klinike përveç një fëmije dhe një edukatori.

Kapaciteti i kopshteve është 20,718, dhe për momentin janë të regjistruar 10,700 fëmijë.