Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e spitalit Covid-3, i ngritur në ambientet e ish urgjencës në QSUT.
Spitali Covid-3 do të ketë në dispozicion 150 shtretër dhe do të përdoret për pacientët që ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastiliur tha se struktura do të jetë gati brenda kësaj jave dhe do të presë pacientë.
Rama: Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë gati tashmë. Ne kemi rekrutuar stafet dhe ata janë në gatishmëri në këtë luftë për jetën.
Manastirliu: Ne kemi shtuar kapacitetet. Janë shtuar shtretërit. Ka edhe një sasi të reaminacionit, nëse do të ketë nevojë. Kemi edhe infermier të trajnuar prej së paku 3 muajsh. Edhe mjekët janë trajnuar.
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como: Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat. Janë trajtuar burimet njerëzorë, mjekët dhe infermierët. Kemi mjek infeksionistë, reanimatorë dhe mjekë të specialiteteve të tjera.