×
  • Sport
  • Sport

    Para takimit me Romën sonte, dy lojtarë të Milanit dalin pozitivë me COVID-19,

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 12:59

    Milani ka njoftuar se Jens Petter Hauge dhe Gianluigi Donnarumma kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, vetëm disa orë para ndeshjes kundër Romës në Serie A.


    Përveç dy lojtarëve, kuqezinjtë kanë konfirmuar se edhe tre anëtarë të tjerë të klubit kanë dalë pozitivë me koronavirus, po ashtu, transmeton Gazeta Express.

    “Milani njofton se rezultatet që i kemi pranuar nga laboratori dje në mbrëmje janë kthyer pozitive për Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarë të tjerë të ekipit”, thuhet në njoftimin e gjigantit italian.
    Ata nuk kanë simptoma dhe janë izoluar menjëherë në shtëpitë e veta.

    Milani luan me Romën sonte dhe nuk do të mundë të llogarisë në portierin kryesor Donnarumma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!