Lajm i keq për Milanin, dy lojtarë rezultojnë pozitivë me koronavirus në prag të duelit ndaj Romës

Lajm i keq për Milanin, dy lojtarë rezultojnë pozitivë me koronavirus në prag të duelit ndaj Romës

Sport October 26, 2020 - 13:04

Klubi nga qyteti i modës, AC Milan, ka njoftuar se dy lojtarët e skuadrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raporton “Zeri.info”.

Bëhet fjalë për “gardianin” e portës, Gigi Donarumma dhe Haugen, të cilët kanë rezultuar si të infektuar me COVID-19.

Klubi “kuqezi” përmes faqes zyrtare ka njoftuar se përveç lojtarëve në fjalë, pozitiv me virusin Korona kanë dalë edhe tre anëtarë të tjerë të klubit.

Të gjithë këta janë josimptomatik dhe të cilët menjëherë janë izoluar në shtëpi dhe se autoritetet lokale shëndetësore janë të njoftuar.

AC Milan sonte e zhvillon ndeshjen kundër Romës në Serie A, ndeshje kjo që fillon nga orën 20:45. /Zeri.info