​Ja cili deputet e quan Ahmet Shalën “troftë” me pika të kuqe

Aktuale

​Ja cili deputet e quan Ahmet Shalën “troftë” me pika të kuqe

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:20
Pamje nga mbledhja e Komisionit

Gjatë intervistimit në kuvend të ish-ministrit Ahmet Shala nga Komisioni Hetimor Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, deputetët insistuan sërish të dinë se a ka qenë pjesë e PDK-së.

Pas pyetjes së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha se si ka mundur të bëhet ministër në qeverinë Thaçi pa qenë anëtar i PDK-së, Shala duke mohuar se ka qenë anëtar i këtij subjekti, tha se në vitin 2000 në listën për zgjedhjet komunale, kishte garuar me një listë në PDK, por si kandidat i pavarur.

Deputeti Berisha duke shprehur habinë si Shala u bë ministër pa qenë ndonjë parti, e quajti Shalën “Troftë” me pika të kuqe.

Shala duke iu përgjigjur deputetëve, tha se deri në vitin 2007 ishin privatizuar rreth 200 ndërmarrje.

Intervistimi i ish anëtarit të Bordit të AKP-së Haxhi Arifi është shtyrë për një ditë tjetër, pasi nuk pati kuorum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat