FOTOLAJM/ Trafik, gropa dhe kaos! Shikoni çfarë ndodh sot në ish-sheshin “Shqiponja”

Oct 26, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e ish-sheshit “Shqiponja”, por ajo që është vënë re ka qenë kaosi në qarkullimin e mjeteve, të cilat kanë devijuar lëvizjet.

Nga fotot duket që ka trafik të shtuar të automjeteve dhe kaos ndërsa janë hapur gropa të mëdhaja.

shqipja9

Trafiku i rënduar në rrugën kryesore do të zhvendoset detyrimisht në rrugë dytësore, pas mbylljes së detyrueshme të rrethrrotullimit.

 shqiponja +6
Hyrje-daljet në Tiranë janë sqaruar nga kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho. Kështu, mjetet që vijnë nga Jugu do të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja duhet të përdorin rrugën e Ndroqit.
shqiponja

Për ata që vijnë nga Durrësi drejt qendrës do të devijojnë trafikun në rrugën “Teodor Keko” e më pas drejt “Abedin Hoxhës”, që njihet ndryshe si ish-Fusha e Aviacionit, e cila do të shndërrohet me një sens kalimi me qëllim për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve që vijnë nga qyteti bregdetar. Nga aty, kalimi do të bëhet përmes rrugës “Dritan Hoxha”.

shqiponja2

Ndërsa për qytetarët që vijnë nga Jugu rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina drejt Peqinit për t’u futur në Tiranë përmes Rrugës së Elbasanit. Më të vështirë dota kenë ata që vijnë nga Veriu, të cilët duhet të kalojnë nga Paskuqani ose shinat e trenit, për të depërtuar në “Don Bosko” dhe qendër.

shqiponja3 shqiponja4 shqiponja5 shqiponja7 shqiponja8 shqiponja9 shqiponja10 shqiponja11
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura