Bojkoti i kampionatit, Libohova flet pas mbledhjes: Ja çfarë vendosëm ditën e sotme

Oct 26, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të mbledhjes së Ligës së Profesionisteve, Presidenti i saj, Edvin Libohova është shprehur se ende nuk është marrë një vendim për kampionatin dhe nëse do të vazhdojë apo jo bojkoti. Libohova u shpreh se i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje përfundimtare për realizimin e kërkesave dhe më pas ditën e premte do të ketë tjetër mbledhje të Ligës dhe klubeve.

EDVIN LIBOHOVA

“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar.

Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendsim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin.”, u shpreh Libohova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura