Komuna do t’ua dhurojë nga 100 euro të porsalindurve në Mitrovicë - Gazeta Express
string(64) "komuna-do-tua-dhuroje-nga-100-euro-te-porsalindurve-ne-mitrovice"

Komuna do t’ua dhurojë nga 100 euro të porsalindurve në Mitrovicë

Gazeta Express

26/10/2020 13:53

Komuna e Mitrovicës merr vendim që për çdo fëmijë që lind, komuna do të paguajë nga 100 euro.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal.

Lexo Edhe:

Propozimi u dha nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe u votua me shumicë votash.

Kështu, Mitrovica po u bashkohet disa komunave që japin para për çdo fëmijë që lind.

Rikujtojmë se Mitrovica e ka shumën më të ulët për këtë pagesë, pasi komunat e tjera japin nga 130, 160 e 200 euro për çdo fëmijë që lind.