Doktoresha e QKMF-së në Prishtinë thotë se s’kishte kontakt me Agon Musliun - Gazeta Express
string(73) "doktoresha-e-qkmfse-ne-prishtine-thote-se-skishte-kontakt-me-agon-musliun"

Doktoresha e QKMF-së në Prishtinë thotë se s’kishte kontakt me Agon Musliun

Gazeta Express

26/10/2020 14:42

Doktoresha në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Vlora Hasimja, ka thënë se të ndjerin Agon Musliun nuk e ka takuar. Ajo thotë se në ditën kur ai ka vdekur, ekipi i tyre ka arritur në vendin e ngjarjes pasi ndihma e shpejtë e ka marrë atë

Ajo ka thënë se më 3 maj kanë kryer 9 kontrolle, derisa ka thënë se banorët në Qendrën e Karantinës kanë pasur shqetësime të ndryshme.

Lexo Edhe:

“Në kuadër të Qendrës kam shërbyer dy herë. Me 3 maj në ditën tragjike kemi pasë kontrolle të rregullta mjekësore ku kemi pasur gjithsej 9 kontrolle. Banorët kanë pasur shqetësime të ndryshme. Në moment e kam thirr ndihmën e shpejtë dhe kam dalë bashkë me infermieren në vendin e ngjarjes. Nuk e kam parë të ndjerin dhe ne si njësi e QKMF-së s’kemi qenë aty. E ka marrë ndihma e shpejtë pa arritë na. S’jam ftuar me kontrollu Agon Musliun. Kemi pasur raste që kemi trajtuar edhe me probleme psikike. S’kemi pasur asnjë kontakt me të ndjerin as para dhe as pas vdekjes së tij”, ka deklaruar ajo.