Khabib njeriu më i frikshëm në botë? Nuk trembej as si fëmijë, pamje shokuese nga lufta e tij me ari

Khabib njeriu më i frikshëm në botë? Nuk trembej as si fëmijë, pamje shokuese nga lufta e tij me ari

Khabib Nurmagomedov shokoi botën pas luftës me Justin Gaethje, duke konfirmuar pensionimin.

Ai mposhti rivalin e tij në peshat e lehta qyshë në rundin e dytë me kapjen e famshme ”trekëndëshi ngulfatës,” duke e cementuar emrin e tij si një prej luftëtarëve më të mirë të UFC-së të të gjitha kohëve, shkruan Periskopi.

Rekordi i tij 29-0 flet vetë.

Sidoqoftë, suksesi i tij në këtë sport nuk ishte aspak rastësi pasi qi qysh si fëmijë kishte treguar karakterin e fortë dhe fuqinë gati të pabesueshme.

Pamjet e tij duke luftuar me një ari si fëmijë janë rishfaqur përsëri në internet dhe janë po aq impresive dhe shokuese.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: