Policia shtrin në tokë të riun, tjetri i kundërshton me forcë. Ç’ndodhi në mesnatë në Tiranë

Kronikë e zezë

Policia shtrin në tokë të riun, tjetri i kundërshton me forcë. Ç’ndodhi në mesnatë në Tiranë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 07:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

As nata nuk është e qetë në Tiranë.

OraNews.tv sjell më poshtë një video gjatë një konflikti mes disa të rinjve dhe Policisë së Shtetit.

Një prej të rinjve është arrestuar nga uniformat blu, ndërsa tjetri kundërshton këtë gjë dhe madje, siç e tregojnë edhe pamjet, kërcënon një prej punonjësve të Policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të të riut, por videoja e tregon qartë që i riu që kundërshton policinë nuk mban as maskë mbrojtëse, referuar faktit se me hyrjen në fuqi të aktit normativ, Policia e Shtetit gjobit me 3 mijë lekë të rinj çdo mosmbajtës së saj.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate në afërsi të sheshit Skënderbej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat