Përndiqte ish-partnerin, e dhunonte dhe…arrestohet 35-vjeçarja. Çfarë thotë policia

Oct 27, 2020 | 10:48
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetuesit të saj.

policia-vlore

Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datë 26.10.2020, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura