"Po kthehemi në Atdhe bashkë me fëmijët", Rama takon gjeneralin Abass në Beirut

"Po kthehemi në Atdhe bashkë me fëmijët", Rama

Kryeministri Edi Rama është takuar në Beirut me gjeneralin Abass.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook ku Rama se e ka falenderuar për ndihmën për shpëtimin e 4 fëmijëve të cilët janë nisur drejt Aeroportit të Rinasit si dhe për të konfirmuar vijimin e operacionit për kthimin e atyre që kanë mbetur ende atje.

"Beirut - Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë", shkruan Rama në postimin e tij.

Në këtë vizitë kryeministri Rama shoqërohet edhe nga ministri i brendshëm Sandër Lleshaj. Avioni që i sjell në Shqipëri pritet të zbresë në Rinas rreth orës 13:30.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit kthimi Aktualitet bejrut gjenerali abbas

EMISIONET