Kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga gjenerali Abass, pak para kthimit të tij në Atdhe bashkë me fëmijët shqiptarë që ishin në kampin e Al-Hol-it në Siri.

Nga Beiruti, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi publikisht gjeneralin, për ndihmën e paçmuar për kthimin e fëmijëve të tjerë nga Siria.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Beirut – Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë?
#Faleminderit ?? ? ??#Shukran”, shkruan Rama. Kujtojmë se sot pritet të kthehen në vendin tonë të 4 fëmijëve dhe të një gruaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb