Infektohet me Covid Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku - Gazeta Express
string(63) "infektohet-me-covid-ministrja-e-infrastruktures-belinda-balluku"

Infektohet me Covid Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku

Gazeta Express

29/10/2020 8:34

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka përcjellë vetë Ministria që ajo drejton përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social.

 “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim

Lexo Edhe: