LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat e industrisë ajrore pritet të bien me 46 për qind në vitin 2021

Të ardhurat e industrisë ajrore pritet të bien me 46 për qind në vitin 2021

Të ardhurat e industrisë ajrore në vitin 2021 pritet të shënojnë ulje për 46 për qind krahasuar me 2019-në, vitin e fundit para pandemisë COVID-19.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) shifra arriti në 838 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Duke theksuar se analizat e mëparshme thanë se të ardhurat nga viti 2021 do të ulen rreth 29 për qind nga viti i kaluar, IATA tha se rimëkëmbja e kërkesës u vonua për shkak të efekteve të zgjatura të pandemisë COVID-19.

Nga pritjet, trafiku ajror në vitin 2020 do të shënojë një rënie prej 66 për qind krahasuar me vitin 2019.

Shefi ekzekutiv i IATA-së, Alexandre de Juniac paraqiti një përfytyrim të zymtë, duke theksuar se tremujori i katërt i këtij viti do të jetë “jashtëzakonisht i vështirë”.

Ai pret që gjysma e parë e vitit 2021 të jetë dukshëm më e mirë.

Duke paralajmëruar se rreth 1.3 milion vende pune në linja ajrore janë në rrezik nëse qeveritë nuk veprojnë shpejt, Juniac tha se mungesa e veprimit do të ketë një “efekt domino, duke vënë në rrezik 3.5 milionë vende pune shtesë në sektorin e aviacionit, së bashku me 46 milionë njerëz të tjerë të ekonomisë më të gjerë, punët e të cilave mbështeten nga aviacioni”. /Telegrafi/