COVID-19: Pse nuk duhet të shqetësoheni për studimet që tregojnë zhdukjen e antitrupave
Studimet e fundit të kryera në Britaninë e Madhe nxorën në pah se nivelet e antitrupave te njerëzit që kanë kaluar coronavirusin, pësuan një rënie me 27% gjatë periudhës tre mujore gjatë verës duke shtuar frikën e imunitetit “jetëshkurtër”
Megjithatë ekspertët thonë se këto studime nuk kanë pse të jenë shqetësuese pasi situata është mëse normale.
Nivelet e antitrupave të krijuara në organizëm për të mbrojtur sistemin imunitar ndaj coronavirusit bien pasi trupi pastron një infeksion të caktuar. Megjithatë qelizat imune mbartin një kujtesë të virusit dhe mund të prodhojnë antitrupa të rinj kur është e nevojshme.
“Këto tituj lajmesh janë idiotësi,” tha Scott Hensley, imunolog në Universitetin e Pensilvanisë. “Ulja e niveleve të antitrupave pas një infeksioni akut është një përgjigje normale e shëndetshme,” tha Dr. Hensley.
“Kjo nuk do të thotë se këta njerëz nuk kanë më antitrupa. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë mbrojtje.”
Studimet e kryera te majmunët thonë se disa njerëz nuk kanë antitrupa fare, por edhe këta mund të kenë qeliza imune të quajtura qeliza T, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë virusin. Shumica e njerëzve të infektuar me coronavirus zhvillojnë përgjigje të qëndrueshme qelizore.
Qelizat T nuk kanë gjasa të parandalojnë infeksionin, por mund të parandalojnë simptomat serioze.
Burimi: New York Times, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel