Ekzekutimi i pagesave për bizneset, Bajrami ka një kërkesë për pronarët - Gazeta Express
string(70) "ekzekutimi-i-pagesave-per-bizneset-bajrami-ka-nje-kerkese-per-pronaret"

Ekzekutimi i pagesave për bizneset, Bajrami ka një kërkesë për pronarët

Gazeta Express

29/10/2020 20:10

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ftuar bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin EDI të ATK-së për ekzekutimin e pagesave nga Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nga 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

Lexo Edhe:

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, tha Bajrami.

Kujtojmë se bizneset kanë përfituar në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike. /Express/