Ish-kryeministri 95-vjeçar: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Bota

Ish-kryeministri 95-vjeçar: Myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë

Nga: A.Zh Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:14
Mahathir Mohamad

Ish kryeministri i Malajzisë, ka thënë sot se myslimanët kanë të drejtë “të vrasin miliona francezë”, menjëherë pasi një islamik me thikë vrau tre persona në një sulm vdekjeprurës terrorist në Nisë.

Mahathir Mohamad, i cili humbi pushtetin në Malajzinë me shumicë myslimane në shkurt, ka pohuar se liria e shprehjes nuk përfshin “fyerjen e njerëzve të tjerë”, derisa po zhvillohet një grindje për karikaturat e Profetit Muhamed, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Politikani 95-vjeçar, ka thënë se nuk e miratonte prerjen e kokës së një mësuesi të shkollës franceze për publikimin e karikaturave të Profetit, por ka thënë se: “Pavarësisht nga feja e shpallur, njerëzit e zemëruar vrasin”.

Image

“Francezët gjatë historisë së tyre kanë vrarë miliona njerëz. Shumë ishin myslimanë”, ka thënë ai në një cicërimë që është hequr pas shkeljes së rregullave të faqes në internet.

Mahathir, i cili ka tërhequr polemika për komente rreth hebrenjve dhe personave LGBT në të kaluarën, vazhdoi: “Myslimanët kanë të drejtë të zemërohen dhe të vrasin miliona francezë për masakrat e së kaluarës”.

Mahathir, i cili shërbeu si Kryeministër Malajzisë dy herë për një total prej 24 vjetësh, ka thënë që Presidenti francez Emmanuel Macron ishte “primitiv” dhe “nuk tregon se është i civilizuar”./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat