Një motoçiklist ka gjetur një mënyrë interesante për të propozuar për martesë të fejuarën e tij.

30-vjeçari Jeremy Durst, inskenoi një aksident gjatë garës, për të propozuar të dashurën.

Në pamjet e publikuara shihet Jeremy i cili gjatë garës humb kontrollin e motorit dhe rrëzohet.

Ai shtiret sikur ishte plagosur dhe kthehet me shpinë për të nxjerrë unazën, menjëherë e dashura shkoi me shpejtësi pranë tij, aty ku mori dhe propozimin.

 

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Top Channel