Ndahet nga jeta komponozitori i njohur Avni Mula. Mesazhi i sopranos me famë ndërkombëtare

Oct 29, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Artisti i njohur Avni Mula është ndarë nga jeta.

Avni

Lajmin e bën të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”- shkruan ajo.

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë), është një kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patë një vajzë Inva Mula.

Filmat për të cilët ka kompozuar muzikën: 

Fejesa e Blertës (1984)
Karnavalet (1980)
Balonat (1979)
Lumë drite (1975)
123175051_1663518527162581_6212446206118127289_n

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula dhe sollën në jetë një vajzë Inva Mulën.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura