Murinjo: Po të kisha mundësi do të bëja 11 zëvëndësime

Skuadra e Totenham humbi në Belgjikë me rezultatin 1-0 ndaj Antverpi dhe trajneri Hoze Mourinjo u shfaq i acaruar dhe i mërzitur pas ndeshjes.

Po të kisha 11 zëvendësime, do t’i hiqja të gjithë në pjesën e parë. Nuk do të hiqja vetëm 4 lojtarë. Sot ne morëm atë që merituam. Ne i lamë ata të fitojnë, mund ta them këtë. Pas ndeshjes së sotme mund të them që zgjedhjet e mia në të ardhmen do të jenë shumë të lehta”, tha Jose Mourinjo.

Portugezi e tha këtë deklaratë duke shigjetur Dele Allin që e zëvendësoi pas 45 minutash dhe Geret Bejlin që nuk po arrin të japë maksimumin.

LEXO EDHE:

Back to top button